Volfarth: Programi qeverisës i PS-së, i mirë, por si do vihet në zbatim?
Share
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, ka thënë se programi qeverisës i socialistëve është i mirë, por ka ngritur pikëpytje mbi financimin e këtij programi.
Është gjë e mirë që Partia Socialiste ofron një program, i cili mund të jetë pas 2 vitesh pjesë e qeverisjes, por në këtë rast duhen bërë pyetjet si do vihet në jetë nje program dhe sa ky program shkon me buxhetin, ka thënë Volfarth teksa ka qenë I pranishëm në konferencën Rritja e rolit të gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?.
Më pas ai ka folur edhe mbi reformën zgjedhor, duke thënë se duhet të nisë sa më parë puna për nisjen e saj.