Xhelozia, masakron me gur bashkëshorten, pranga 45-vjeçarit

Korçë, 19 qershor NOA Masakron me gur bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të qytetit të Korçës, kur Dëfrim Tale 45-vjeç ka goditur me gur në kokë bashkëshorten e tij, Luljeta.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat tha se paraprakisht dyshohet se mes çiftit ka nisur një sherr për motive xhelozie.
Pas fjalëve të ndërsjella, Tale ka përdorur gurë për të goditur gruan e tij.
Ai e ka qëlluar atë në pjesën e kokës duke e lënë të plagosur rëndë.
Fillimisht policia ka dyshuar se gruaja kishte vdekur ndaj e kanë nisur atë drejt morgut, por ajo ka shfaqur shenja jetë duke detyruar efektivat ta transportojnë me urgjencë në spital.
mësohet se nëna e dy fëmijëve, ndodhet në gjendje kritike, për jetën pasi ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
Ndërkohë që policia bëri të mundur arrestimin e bashkëshortit të të dëmtuarës i cili po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
k.k/NOA