E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemaili rikthehet në përfaqësuesen e Zvicrës

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili pas dy vitesh pushim sërish është ftuar në përfaqësuesen e Zvicrës. Ai së bashku me Xherdan Shaqirin e Bazelit morri ftesën nga ana e trajnerit Otmar Hicfilld për ndeshjen miqësore të 9 shkurtit kundër Maltës.
 

24-vjeçari Xhemaili që luan te Parma për herë të fundit në fanellën e përfaqësueses së Zvicrës kishte luajtur në prillin e vitit 2009-të. Futbollisti me prejardhje nga Tetova deri më tani për përfaqësuesen e Zvicrës ka zhvilluar 10 ndeshje. Në listën e futbollistëve të ftuar mungojnë dy shqiptarët e tjerë nga Kosova, Valon Behrami dhe Albert Bunjaku.
 

Për trajnerin zviceran, ndeshja miqësore kundër Maltës është shumë e rëndësishme dhe se do të shërbej si një parapërgatitje për ndeshjen eliminatore kundër Bullgarisë në 26 mars në Sofje.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›