Tifozët Ronaldos: Largohu trashalluq
I dëmtuar dhe i ngadalësuar pas problemeve me mbipeshën, tani është gjetur edhe nga një akuzë e rëndë që vjen nga tifozët. Futbollisti i njohur brazilian Ronaldo nuk është duke kaluar kohë të mira gjatë kësaj sezone.
Corinthians është eliminuar në kuadër të Copa Libertadores pas humbjes 2:0 nga Deportes Tolime të mërkurën në ndeshjen kthyese pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë, kurse kurse fajtor kryesor për këtë humbje është shpallur sulmuesi 34 vjeçar, i cili në vitet 1996, 1997 dhe 2002 ishte shpallur futbollisti më i mirë nga FIFA.
Corinthiansi është shpallur klubi i parë brazilian i cili është eliminuar që në fazën e parë të Copa Libertadores. Këtë nuk kanë mundur ta gëlltisin kaq lehtë tifozët të cilët të zemëruar, që në aeroport i kishin fyer dhe iu kishin fishkëlluar lojtarëve.
Në godinën e hapësirës së klubit ishin shkruar transparente: “Një trashalluq i pacipë”, “Ronaldo largohu” etj.
Pamjet nga televizori kanë treguar veturat e shtrenjta të thyera të Coirinthiansit, të cilat ishin dëmtuar nga tifozët e hidhëruar nga humbja.