E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajl Peqani, kryeshef në KQZ

Prishtinë -Kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është zgjedhur Xhemajl Peqani. Mësohet se vendimi është marrë me konsensus të plotë dhe anëtarët e partive në pushtet janë shprehur të kënaqura me zgjedhjen që është bërë. Peqani ka punuar në Sekretariatin e KQZ-së që prej vitit 2000. Ai ka udhëhequr Departamentin për Koordinim në terren. Është jurist i diplomuar dhe ka marrë pjesë në më shumë se 60 misione ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve.

“Vendimi i komisionit është që në këtë pozitë të zgjidhet Xhemajl Peqani. Në këtë pikëpamje besoj se nuk bën të jap deklarata më të detajizuara, mirëpo vendimi është ky, ne presim që ai menjëherë të kyçet. Zgjedhjet supozojmë se do të jenë shumë afër dhe kjo pozitë është një ndër pozicionet kyçe dhe besoj se ai menjëherë do të kyçet dhe do të tregojë efikasitet”, ka deklaruar Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së.

Me zgjedhjen e Peqanit kanë rënë dakord edhe partitë opozitare, AAK e AKR. Përfaësues të këtyre partive kanë thënë për KTV-në se vendimi për zgjedhjen ka ardhur pas presioneve, dhe është arritur marrëveshje për të dalë nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›