E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli refuzon ofertën e Liverpulit për Lavecin

Napoli - Klubi i Napolit ka refuzuar një ofertë prej 22 milionësh nga Liverpuli për futbollistin Ezekuiel Laveci. Lajmi është publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, e cila thotë se klubi anglez ka dërguar një përfaqësues tek presidenti napolitan De Laurentis.

Kohët e fundit përflitet se Laveci është në bisedime edhe me drejtuesit e Juventusit, por torinezet priten të përballen me të njëjtin qëndrim mohues të Napolit. Kontrata e Lavecit me Napolin përfundon në vitin 2013. Argjentinasi aktualisht merr 1.3 milionë euro në sezon, ndërsa Liverpuli thuhet se i ka ofruar 4 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›