Xhemi dhe dashuria e vërtetë

Xhemi Shehu, ka 10 vite që punon në Top Channel dhe tashmë është një nga prezantueset televizive më të dashura për publikun.
Prej më shumë se një viti ajo është bërë nëna e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Martin. Ai është motivi më i bukur, që Xhemit i ka ndryshuar tërësisht jetën.
“Më ka bërë të njoh dashurinë e vërtetë. Atë pa kushte, që i jepesh me shpirt e që nuk do ndalë kurrë deri në frymën e fundit”, rrëfen ajo për "Mapo'' ndjesinë që i fal djali i saj.
Shehu ka treguar se që nga lindja e Martinit, asaj i ka ndryshuar arsyeja dhe qëllimi pse jeton. /Indeksonline/