E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Lopez e pakujdesshme në skenë

Jennifer Lopez, është gjithmonë e kujdeshme kur vjen puna tek paraqitjet e saja në publik por, të martën, këngëtarja është skuqur gjatë një mbrëmje në Melburn të Australisë, për shkak që, në pantollonat e saja të lëkurës janë parë tri njolla të dukshme, çka u duk sikur të ishin nga kafeja.

Jennifer, kishte shkuar në Australi për të promovuar turneun e saj, “Dance Again” dhe teksa po pozonte në skenë, njollat kanë qenë mëse evidente e për më tepër, në një vend jo edhe aq të përshtatshëm.

Gjithashtu edhe veshja e saj, kokë e këmbë nga lëkura, u duk disi e papërshtatshme marrë parasysh temperaturat, 27 gradë celsius që po mbizotëronin atje.

Një gjë tjetër që ra në sy, ishte lodhja e që u vërjet në fytyrën e saj dhe ndoshta e gjithë kjo kishte bërë që këngëtarja të mos i kushtonte edhe aq vëmendje paraqitjes në skenë.

Gjatë kësaj vizite, Jennifer ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Casper Smart ndërkaq, vetë ajo është shprehur shumë e lumtur duke thënë se ka takuar fansat më të mirë dhe ka kaluar momente shumë të mira në Australi./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›