Xhenoa mohon çdo mënyrë kalimi të Militos tek Interi
Xhenova - Drejtuesit e Xhenoas mohojnë çdo mënyrë kalimi të Diego Militos tek skuadra kampione e Interit. Kohët e fundit po përflitet se golashënuesi më i mirë deri tani i Serisë A mund të kalojë tek skuadra e Interit. Me blerjen e argjentinasit në merkaton e verës drejtuesit e klubit xhenovez kanë bërë një nga goditjet më të mira, pasi lojtari ka një produktivitet mjaft të lartë, krahasuar edhe me emrat më të mëdhenj që luajnë në Serinë A.
Nevoja e zikaltërve për futbollistin e Xhenoas lind si pasojë e një largimi të pritshëm të Adrianos në Brazil. Para pak kohësh presidenti i Interit, Morati, deklaroi se do të sillte në “San Siro” një emer të madh për sulmin e skuadrës së tij. Milito është një nga emrat më potencial për të përmbushur premtimin e Moratit dhënë tifozëve të skuadrës së tij.