E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani pritet të largojë “gardën e vjetër”

Elbasan - Ekipi i Elbasanit pritet të largojë në merkaton e janarit një numer të konsiderueshëm lojtarësh. Sipas drejtuesve verdheblu, ky vendim nuk ka të bëjë me ngjarjen e fundit, atë të arrestimit të presidentit Laze, pasi ai ishte marrë më parë. Në klubin verdheblu pritet të mbërrijnë tre futbollistë nga Maqedonia për të zëvëndësuar të larguarit.

Kohët e fundit skuadra e Elbasanit nuk po arrin rezultate të kënaqshme, dhe për këtë është diskutuar shpesh. Sipas bordit drejtues të klubit disa lojtarë duhen larguar, për shkak se nuk po japin më për këtë fanellë. Midis të larguarve pritet të jetë i pezulluari, Arjan Sheta, Egert Bakalli dhe Skerdi Bejzade.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›