Arabi Saudite, 103 të vdekur nga përmbytjet
Ndërkohë që 1400 të tjerë janë evakuuar nga zonat e rrezikshme, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve. Përmbytje të mëdha goditën qytetin portual të mërkurën për shkak të shirave më të rrëmbyeshëm ndër vite që përfshinë Arabinë Saudite.
Pjesa më e madhe e viktimave u mbytën ose mbetën të vrarë nga shembja e urave dhe aksidentet automobilistike. Avionët e mbrojtjes civile u dërguan në zonat e prekura për të kërkuar të mbijetuar, deklaruan autoritetet e Jeddah për Agjencinë Saudite të Shtypit (SPA).
Asnjë pelegrin që ndodhet në Mekë, rreth 80 kilometra nga qyteti portual, për pelegrinazhin e përvitshëm mysliman nuk është lënduar, njoftuan autoritetet. Jeddah është pika kryesore për hyrjen e pelegrinëve në mbretërinë Saudite.
Rreth 1.6 milion pelegrinë kanë shkuar në Arabinë Saudite për të kryer haxhin, rituali fetar më i madh në botë.