E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama paditet në gjykatë nga një ish-prokuror

Bëhet fjalë për ish-prokurorin e Kurbimit, Tom Dedaj, i cili ka dërguar një padi civile pranë Gjykatës së Tiranës ndaj kryeprokurores, pas shkarkimit nga puna.

Me anë të padisë, Dedaj kërkon gjithashtu shpalljen si të pavlefshëm dhe të një urdhri të firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit për ndërprerjen e pagës, si dhe urdhrin mbi bazën e të cilit është vendosur fillimi i ndjekjes penale ndaj tij.

Prokurori Dedaj u shkarkua nga detyra afro dy muaj më parë, pasi konstatimit të disa shkeljeve në dosjet e tij. Ish-prokurori nuk është paraqitur në asnjë mbledhje të Këshillit të Prokurorisë, pasi i ka cilësuar veprimet e tij si të paligjshme dhe jotransparente.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›