Roma do të dënojë Totin për thyerje të protokollit
Romë - Françesko Toti do të dënohet nga klubi i Romës për thyerje të protokollit në ndeshjen e kësaj fundjave përballë Sienës. Toti është zëvëndësuar nga trajneri Spaleti, dhe gjatë daljes së tij nga fusha ai është shoqëruar me fishkëllima nga tifozët për paraqitjen e dobët. Më pas, Toti nuk ka qëndruar në stol me pjesën tjetër të ekipit deri në përfundim të ndeshjes, por, është futur në dhomat e zhveshjes. Ky veprim bie ndesh me protokollin e klubit, i cili thotë se futbollisti në rast zëvëndësimi duhet të qëndrojë në pankinë me pjesën tjetër të ekipit.
"Kur e zëvendësova Totin, ai vendosi të mos qëndronte në stol, duke i thyer rregullat e klubit. Nuk mendoj se ky është një akt aq i rëndë, por, rregullat duhen respektuar dhe mendoj se do të dënohet", deklaron pas aktit të kapitenit, trajneri Luçiano Spaleti.
Roma arriti të fitonte në këtë takim me rezultatin e ngushtë 1-0. Nesër kryeqytetasit do të luajnë në transfertë me Arsenalin, dhe nuk dihet akoma sesi do të rrjedhin ngjarjet për kapitenin e ekipit, Françesko Toti.