Xherdan Shaqiri, dikur
.jpg)
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri ka publikuar para pak minutash një foto të tij kur ishte i vogël. Ylli i Bayern Munchen e shfrytëzoi faqen e tij në "Facebook" për të sjellur dukjen e tij kur ishte fëmijë.
"Xherdani i ri" e titulloi Shaqiri foton e tij. Djaloshi i lindur në Zhegër e shfrytëzoi talentin e tij për të treguar veten në Zvicër te skuadra e Basel.
Pasi ra në sy si talent i madh i futbollit zvicëran duke korrur suksese me Baselin, Shaqiri u transferua te Bayern Munchen ku me sukses vazhdon të mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre të njohur./Indeksonline/