E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kobe Bryant surprizon Milanin

Skuadra e Milanit ka pritur sot një mysafir të veqantë. Superylli i basketbollit, Koby Bryant ka zbritur sot në qendrën stërvitëse Milanello. Bryant përshëndeti skuadrën e Milanit duke shprehur admirimin për klubin e fuqishëm italian.

Bryant mori një dhuratë nga Milani, fanelën me numrin 24. Ylli amerikan poashtu bëri foto me disa lojtarë të Milanit.

"Milani është në zemrën time. Në dhomën time të zhveshjes në Los Anxhelos unë kam fanelën dhe shallin e Milanit. I kam vënë në dollap që ti shoh çdo ditë" ka thënë Bryant./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›