E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherrard: Ky titull i Junajtid, më dhemb!

Kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherrard, thotë se e ka të vështirë ta shohë Mançester Junajtid ta tejkalojë ekipin e tij si klubi më i suksesshëm në Angli. Junajtid ka nevojë vetëm për një pikë për t’u shpallur kampion i Anglisë për të 19-tën herë dhe për të tejkaluar Liverpulin me numër të titujve, që ka mbetur me 18 të tillë. “Është vërtet e dhimbshme pasi e kemi mbajtur rekordin për aq gjatë. Duhet ta pranojmë kur e meritojnë. Ata na kanë tejkaluar, por gjëja e mirë nga këndvështrimi ynë është se jemi në rrugë për t’u rikthyer dhe ne nuk do të dorëzohemi për t’i tejkaluar ata sërish. Ky është motiv, ku mëson se rivalët më të hidhur të kanë tejkaluar në tituj. Ne ende mund të mburremi me Kupat e Europës, por kemi nevojë rregullojmë raportin 19-18 të titujve. Unë dhe çdokush tjetër do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta ndryshuar këtë,” ka thënë Xherrard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›