Fergi: Po mendoj se si të ndal Ksavin, Injestën dhe Mesin
Aleks Ferguson në një deklaratë për radion amerikane Sirius XM, ka pranuar se po punon në planin për të ndaluar treshen goditëse të Barçës në finalen e Ligës së Kampionëve.
Menaxheri i Mançester Junajtidit është i bindur se këtë radhë do të arrijë të ndalojë Barcelonën, pasi ka mjaft lojtarë kualitativë, dhe shpreson se nuk do të përsërisë gabimet e finales të vitit 2009, kur Barcelona festoi në “Olimpico” të Romës me rezultat 2-0. Ferguson tha se ekipi i tij në finalen e kaluar e filloi shkëlqyeshëm ndeshjen, por pas kësaj luajti shumë dobët. Ai shpjegoi se Barcelona e ruajti mirë topin, siç edhe e bën gjithmonë. “Kemi lojtarë që të gjithëve iu shkaktojnë probleme. Duhet të gjejmë zgjidhje për problemin e quajtur Ksavi-Mesi-Injesta. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid ka lojtarë në sulm, të cilët mund t’iu shkaktojnë probleme Barcelonës”, ka thënë Ferguson.