Edukimi financiar në sinkron me zhvillimin e ekonomisë

Ai tha se Banka e Shqipërisë ka vendosur si prioritet të saj gjatë këtij viti, informimin dhe edukimin e publikut mbi financat personale.
"Zhvillimet e shpejta ekonomike kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën e një qasjeje të bashkërenduar të institucioneve të shtetit shqiptar për edukimin financiar. Këto zhvillime ekonomike duhet të shoqërohen dhe me një rritje të nivelit të kulturës financiare dhe të përgjegjshmërisë, gjë e cila do të lehtësonte mbajtjen e standardeve të arritura dhe do të mbështeste rritjen e mëtejshme ekonomike të vendit", tha Fullani.
"Në një kohë kur komunikimi ka marrë një rëndësi të veçantë dhe metodat për realizimin e tij janë në ndryshim të vazhdueshëm, aktiviteti i Bankës së Shqipërisë përditë e më shumë po i përkushtohet edhe çështjeve të transparencës dhe edukimit financiar të publikut", u shpreh Fullani.
Sipas tij, duke vënë në qendër të vëmendjes ndërtimin e urave të komunikimit me të gjitha grupet e interesit, Banka e Shqipërisë synon të krijojë një mjedis të përshtatshëm, që t'i shërbejë institucionit për rritjen e efektivitetit të transmetimit në ekonomi të vendimeve të politikës monetare. Nisur nga e kaluara e vendit tonë, por edhe nga ritmet e vrullshme me të cilat zhvillohen ekonomia dhe financat botërore, Banka e Shqipërisë ka parë të arsyeshme të ndërmarrë disa nisma konkrete në fushën e edukimit ekonomiko-financiar për krijimin e një kulture financiare në shoqërinë shqiptare.
"Një kulturë e tillë ndihmon konsumatorët, prodhuesit dhe investuesit të marrin vendime të goditura financiare, dhe njëkohësisht Bankën Qendrore të arrijë më lehtë objektivin e saj për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve", tha Fullani. Nga një sondazh me shkollat e mesme, ka rezultuar se 80% e nxënësve kishin dëgjuar për Bankën e Shqipërisë, por një e treta e tyre nuk bënin dot dallimin mes kësaj banke dhe bankave të tjera. /S.Ll/Start/
2011-09-15 12:34