Xhixho: Lumi i Tiranës është kthyer në katastrofë mjedisore

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho publikoi sot një video nga lumi i Tiranës, duke e cilësuar atë si një “katastrofë mjedisore” që rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se mbetjet dhe inertet e kanë kthyer lumin në një zonë depozitimi mbetjesh, duke e bërë njëkohësisht rrezik real për shëndetin e banorëve që jetojnë pranë tij, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
Deputetja theksoi se bashkia e Tiranës nuk po ndërhyn prej vitesh, teksa shtoi se qyteti nuk mund të ketë një “fasadë moderne” ndërsa lumenjtë përballen me një situatë të tillë.
“Tirana nuk mund të ketë fasadë moderne dhe lumenj të kthyer në gropa mbetjesh”, shkruan Xhixho.
/m.q/r.e/