E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhon Keri viziton Pakistanin

Senatori amerikan, Xhon Keri, do të vizitojë Pakistanin, në përpjekje për të zgjidhur konfliktin diplomatik që shkaktoi rasti i Rejmond Dejvisit.

Këtë të fundit, Islamabadi e akuzon për vrasjen e dy pakistanezëve, akuzë e cila hidhet poshtë nga diplomati amerikan, duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Bëhet e ditur se Keri, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, do të sigurojë zyrtarët pakistanezë për angazhimin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në Islamabad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›