Klubet sportive shqiptare, miratohet ligji i privatizimit
Aranit Muraci
Odiseja e gjate e privatizimit te klubeve sportive ne vendin tone pritet te marre fund, pasi qeveria shqiptare vendosi qe te ndeze driten jeshile, per t'i shnderruar ato ne shoqeri anonime. Viti 2009 do te jete viti i kthimit te klubeve sportive ne sh.a. "Ministrise sone i ka ardhur dy dite me pare komunikimi nga ana e qeverise dhe do te filloje se shpejti privatizimi i klubeve te sportit,' - shprehet per "Koha Jone" drejtori i sapoemeruar ne krye te Drejtorise se Sporteve ne MTKRS-se, Vasil Bici. - "Per sa iu perket procedurave te metejshme dhe detajeve, ne lidhje me privatizimin, do te ngrihen grupe dhe borde pune dhe do te procedohet sipas eksperiencave te tjera, ne vend te ndryshme te Evropes." Vendimi eshte marre dhe pritet te publikohet zyrtarisht nga ana e qeverise. Keshtu, pas diskutimeve dhe problemeve te shumta, akti per privatizimin e klubeve te sportit eshte komunikuar ne Ministrine e TKRS-se. Ministria e Ekonomise, Privatizimit dhe Energjetikes do te merret me procesin ne fjale. Nje hap i vonuar, sikurse ishte dhe projektligji i vitit 2004, i cili parashikonte privatizimin e klubeve te Sportit. U deshem plot kater vjet qe te jepet vendimi i shumepritur nga sponsore dhe drejtues te klubeve, te cilet kane disa vite qe sponsorizojne, per te qene promotore te shnderrimit te klubeve ne sh.a. Pas viteve '90, ne rast se ekipet e futbollit shqiptar, ne klubet perkatese kane qene me ne qender te sponsorizimeve, sportet e tjera pervec fondeve te shtetit, nuk njohin te ardhura, duke mbetur shume pas vendeve te ndryshme te Evropes. Ne kete aspekt, privatizimi i klubeve do te krijoje mundesi per me teper konkurrence, me qellim qe te ritet cilesia ne sport dhe ne infrastrukture. Gjate privatizimit shteti do te analizoje ligjshmerine e bizneseve te sponsoreve aktuale, per te percaktuar emrat konkrete qe do te jene aksionare te klubeve.
Emblema, prone e shtetit
Privatizimi i klubeve dhe kthimi i tyre ne sh.a nuk do te jete i plote dhe ne dore te privateve. Shteti do te jete bashkepronar ne privatizim. Keshtu, pas ketij procesi emblema e klubit do te jete ne pronesi te shtetit, kurse per procedura te metejshme dhe per detaje do te diskutohet ne vijimesi. Shteti, si bashkepronar me privatet do te investoje, ne terrene dhe klubet e sportit, per t'i kthyer ato ne ndermarrje fitimprurese. Me menaxhimin do te merret bordi drejtues, qe do te perfaqesoje palet e interesit, ashtu sikurse funksionon e cdo ndermarrje aksionare. Sigurisht, shteti do te mbaje perqindjen me te vogel te aksioneve. Presidente dhe sponsore, me aktivitet te paligjshem, nuk do te pershihen ne privatizim.
Stop trukimeve dhe korrupsionit ne sport
Shitblerjet e ndeshjeve dhe akuzat qe ngrihen shpesh nuk do te kalojne aq lehte, si deri tani. Per te zgjidhur problemet e fundit ne futbollin shqiptar, do te nderhyjne edhe instancat me te larta te shtetit. Nje nder vendimet e fundit te qeverise, ne lidhje me problemet e shkuara ne sport, sidomos ne futbollin shqiptar eshte edhe miratimi qe pritet te jepet, ne luften ndaj korrupsionit, apo te trukimit te ndeshjeve te futbollit. Keshtu, do te ngrihet nje komision qe do te merret me kete pune dhe do te denohen penalisht, te gjithe ata persona qe do te tentojne te japin ryshfet apo te fiksojne ndeshjet e kampionatit, apo te ekipeve tona, ne arenen nderkombetare. Mesohet se pergjimet telefonike dhe cdo prove tjeter, qe verteton kundervajtje te tilla, do te ndiqen penalisht. Kjo mase behet per t'i dhene me teper seriozitet sportit dhe futbolli, qe te parandalohet nje here e mire imazhi i keq, qe mbizoteron ne sportin tone. Gjate viteve te fundit, per shkak te skandaleve te shumta, futbolli shqiptar ka krijuar nje imazh te keq ne arenen nderkombetare. Ekipet tona te Kategorise Superiore eliminohen shume shpejt, ne arenen nderkombetare. Pas privatizimit te klubeve, do te kete ndjekje penale per cdo abuzim te mundshem ne lidhje me trukimet, korrupsionin ndaj gjyqtareve, lojtareve dhe trajnereve, me qellim qe sporti te terheqe me teper spektatore ne shkallet e stadiumeve, ne te ardhmen.