E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhales: Une jam administror i stadiumit

Drejtori i stadiumit kombetar, "Qemal Stafa", Perikli Dhales , kontaktuar nga "Koha Jone", per propozimin e presidentit te FSHF-se Armando Duka u shpreh se nuk eshte ne kompetencen e tij qe te vleresoje dhe te jape nje qendrim zyrtar, per investimin prej 10 milion Eurove. "Jam njohur me propozimin e FSHF-se, qe kerkon te investoje ne permiresimin e kushteve ne stadiumin "Qemal Stafa," shteti nepermjet institucioneve perkatese, duhet te mbaje nje qendrimin zyrtar. Stadiumi eshte sh.a dhe vetadministrohet," - perfundoi Perikli Dhales, qe sqaron se detyra e tij eshte te menaxhoje te ardhurat dhe shpenzimet, per funksionimin sa me normal te ketij institucioni. Aktualisht stadiumi "Qemal Stafa" menaxhohet dhe funksionon si sh.a, eshte prone e Ministrise se Ekonomise, Privatizimit dhe Energjitikes dhe monitorohet nga MTKRS-ja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›