E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhudisti Indrit Çullhaj, medalje ari në kampionatin ndërkombëtar në Greqi

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Xhudisti shqiptar, Indrit Çullhaj ka arritur të fitojë medalje ari në kampionatin ndërkombëtar të xhudos ‘International Judo Championship’ të zhvilluar në Greqi.

Xhudisti shqiptar fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me ‘Ippon’.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat.

Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar i shënuar nga Çullhaj në vitin 2024. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›