BERLIN – Scholz do të takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Rutte

BERLIN, 4 nentor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohet sot në Berlin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Ish-kryeministri holandez, i cili mori detyrën më 1 tetor, do të pritet me nderime ushtarake në zyrën e kancelarit gjatë vizitës së tij inauguruese.
“Diskutimet pasuese pritet të përqëndrohen në çështjet e politikës së sigurisë në zonën euro-atlantike”, sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit.
NATO është aktualisht e shqetësuar për përfshirjen e mundshme të trupave të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Shtëpia e Bardhë raportoi se deri në 8 000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë dislokuar në rajonin perëndimor rus të Kursk.
Uashingtoni parashikon se këto njësi së shpejti do të përfshihen në luftime, me më shumë potencial për t’u ndjekur.
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka mohuar praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut në vendin e tij, duke theksuar se Ukraina punëson gjithashtu personel nga shtetet e NATO-s.//a.i/