E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Administrata, 25% me kontrate per arsye elektorale

Levizja Socialiste per Integrim denoncoi dje shperdorimet qe sipas saj, qeveria Berisha ka bere me administraten publike. Nepermjet nje deklarate per mediat, nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi, tha se keto dite dhe keto javet e fundit eshte pare qe nepunes te administrates publike, qofte ne qender qofte asaj lokale, mesues apo mjeke, jane depertuar neper mitingjet e PD. "Ne duan te kujtojme se marredheniet me institucionet dhe ne vecanti marredheniet me administraten publike kane qene nje nder deshtimet dhe nje nga trashegimite me te renda qe qeveria Berisha do t'i leje qeverise se re qe do te dali nga zgjedhjet e 28 Qershorit", theksoi Xhufi. Sipas tij, sot me shume se 25% e administrates publike perfaqesohet nga nepunes te marre jo ne baze te kerkesave te ligjit te sherbimit civil, por nepunes te marre me kontrate te perkohshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›