Milo: Me 29 qershor, epoke e re e qeverisjes demokratike
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate nje takimi elektoral te zhvilluar dje ne Orikum te Vlores tha se me 29 qershor koalicioni "Bashkimi per Ndryshim" do te hape nje epoke te re te qeverisjes demokratike evropiane ne Shqiperi. "Te votoni per Demokracine Sociale sepse ne e kemi deshmuar qe nga moment qe jemi krijuar si parti ketu e gjashte vjet me pare qe kemi qene konsekuent te alternatives tone te majte dhe do te vazhdojme te jemi te tille", drejtoi thirrjen Milo. Ai gjithashtu kritikoi qeverisjen e keqe te Sali Berishes ne keto kater vjet, qe sipas tij, nuk vijne vetem nga opozita, por edhe nga faktori nderkombetar, nga institucione prestigjioze, vijne nga BE, apo nga Amnesty International e cila publikoi raportin per te drejtat e njeriut ne Shqiperi.