Berisha-Thaci: Ra "muri", u bashkuam

Me ne fund u shfaq drita ne fund te tunelit te rruges qe lidh dy anet e kombit shqiptar. Kryeministri Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci "shemben" dje murin qe ndalte tunelin ne segmentin Rreshen-Kalimash, per te peruruar ne menyre simbolike rrugen qe lidh ultesiren Perendimore shqiptare me malet e larta te Kosoves. Kalimashi u be paraditen e djeshme me i zhurmshem se kurre, teksa disa ore me pare gazetare te dy vendeve dhe qytetare, nen dekorin e flamujve shqiptare, kosovare dhe te Bashkimit Evropian dhe ritmet e muzikes, prisnin shtrengimin e duarve te dy kryeministrave. Ceremonia e mireorganizuar mes qeverive te Shqiperise dhe Kosoves nisi ne oren 12.15 kur kryeministri Berisha nga ana e Thirres dhe kryeministri Thaci nga ana e Kalimashit te Kukesit, bashkuan duart ne mesin e tunelit, ne aksin rrugor Rreshen-Kalimash. Ne menyre simbolike kryeministri Berisha i hipur ne nje ekskavator, shembi murin e holle qe ndante tunelin, duke zbuluar driten mes dy aneve te ketij tuneli. Pas dy kryeministrave ne takimin e tyre simbolik ndodheshin edhe delegacionet e tyre te perbera nga ministra dhe deputetet te Kuvendit shqiptare dhe atij te Kosoves. Grupi prej 20 vetesh qe udhehiqej nga Berisha dhe ai prej 20 vetesh qe udhehiqej nga Thaci, ecen ne drejtim njeri tjetrit, deri sa takuan duart. Duke pershkruar ne kembe 100 metra ne tunel te dy kryeministrat u pozicionuan ne foltoret e vendosura ne anen e daljes per ne Kukes, per te ndare me te pranishmit dhe me te gjithe shqiptaret impresionet e tyre per inaugurimin e kesaj vepre te rendesishme. "Ky tunel para se gjithash eshte tuneli i bashkimit te kombit. Sot ne vendosem se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgje, qe mund ta ndaje, jo vetem shpirterisht por as fizikisht kete komb", deklaroi kryeministri Berisha ne fillim te fjales se tij. Sipas kreut te qeverise tuneli kishte pasur nje kosto te larte, por kjo kosto ishte e paperfillshme sepse ky tunel kushton shume me pak se sa koha e kalimtareve neper te, ne nje vit te vetem. "Tuneli ka qene i veshtire dhe i kushtueshem, por cmimi i tij eshte dhjetera e qindra here me i vogel, se vlera e tij e madhe morale, se sa bashkimi qe sjell midis njerezve, se sherbimi qe iu ben njerezve dhe qytetareve, si dhe dalja ne det qe i jep Kosoves, dhe jo vetem Kosoves, por dhe fqinjeve te saj", deklaroi kryeministri Berisha. Nga ana e tij kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci theksoi se sot shqiptaret me kosovaret jane me afer se kurre me pare. "Si kryeminister i qeverise se Republikes se Kosoves, zotohem se per nje kohe shume te shkurter, kjo rruge do te vazhdoje tutje, Vermice, Prizren, dhe ne kryeqytetin e Kosoves, Prishtine", premtoi Thaci. Ne kete menyre rruga e cila nis nga Durresi dhe perfundon ne Kukes per palen shqiptare do te vazhdoj rrugetimin e saj deri ne kryeqytetin kosovar.
Padrejtesite
Kryeministri kosovar Thaci deklaroi se koha po korrigjon te gjitha padrejtesite qe jane bere ndaj kombit shqiptare ne shekuj. Sipas tij, bjeshket, malet dhe muret nuk mund ti ndajne me dy vendet sepse tashme jane ndertuar me dhjetera ura dhe tunele komunikimi.
"Rruga do te lidhe rajonin e Ballkanit me Adriatikun"
Kryeministri Berisha ne fjalen e tij perpara banoreve te Kalimashit dhe vizitoreve te shumte qe ndoqen ceremonine theksoi se rruga Durres-Kukes nuk lidhte vetem Shqiperine me Kosoven, por te gjithe rajonin e Ballkanit me bregdetin shqiptare.
"Ne inauguruam tunelin, qe bashkon jo vetem shqiptaret, por inauguruam tunelin qe me sherbimet qe ofron ne fushen e transportit dhe te qarkullimit, bashkon me shume shqiptaret me kombe te tjera te rajonit, maqedonasit, serbet, bullgaret dhe te gjitha kombet e ketij rajoni", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar rendesine rajonale te kesaj rruge. Sipas tij, kjo rruge do te beje qe brigjet e Shqiperise, portet e saj, t'u sherbejne jo vetem shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove, por tu sherbeje te gjitha kombeve te rajonit. Nga ana e tij kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci shprehu bindjen se edhe marredheniet e shtetit me te ri ne bote me Shqiperine, si pasoje e kesaj rruge, do te behein me intensive se me pare. "Pervec deshirave, endrres per integrim kombetar dhe euroatlantik, kjo rruge do te mbarte ide, mallra, rritje ekonomike per te dy vendet tona. Kjo rruge do t'i jape shtytje zhvillimeve te shumanshme te dy vendeve tona", deklaroi kreu i qeverise kosovare Thaci, duke shtuar se tashme asgje nuk mund ti ndante shqiptaret kudo ku ata jetonin ne rajon. Shume media prestigjioze nderkombetare duke cituar analiste kane parashikuar nje zhvillim te turizmit dhe ekonomise se gjithe rajonit si pasoje e ndertimit te kesaj rruge.
Premtimi
Kryeministri Berisha premtoi dje se qeveria qe ai drejton nuk do te lere male pa shembur dhe nuk do te lere gje pa bere, ne menyre qe shqiptaret te kene Shqiperine ne pellembe te dores dhe te jete e pershkuar nga te gjitha anet me rruge.
Opozita, asnje deputete dhe politikan ne Durres-Kalimash
Ne ceremonine e djeshme perurimit te tunelit ne Rreshen-Kalimash nuk merrte pjese asnje nga perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe opozites ne vend. Ndonese se ceremonia me pranine e kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci mori permasa kombetare kjo nuk solli pranine e perfaqesuesve te opozites ne kete inaugurim te rendesishem. Ne Kalimash kryeministri Berisha u shoqerua nga nje delegacion prej 20 vetesh, ku te pranishem ishin kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministri i Jashtem Lulzim Basha, Ministri i Puneve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministria e Integrimit Majlinda Bregu, si dhe anetare te tjere te kabinetit qeveritar dhe drejtues vendore. Edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ishte i shoqeruar nga nje delegacion prej 20 personalitetesh ku spikasnin zevendeskryeministri kosovar, Hajredin Kuqi, Ministri i Jashtem Skender Hyseni, Ministri i Transporteve Fatmir Limaj, anetare te qeverise, e deputete te parlamentit te Kosoves. Po keshtu ceremonia u ndoq nga nje numer i madh gazetaresh dhe qytetaresh te zones por edhe te ardhur nga Kosova.