LSI: Deklarata e 5 anëtarëve, për interesa personale
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratës së 5 anëtarëve të kryesisë së saj për tu tërhequr nga negociatat me PD-në. Zëdhënësi i LSI-së Dritan Ylli në një konferencë për shtyp është shprehur se forumet e LSI-së kanë mbështetur aleancën me Partinë Demokratike dhe të 5 anëtarët nuk kanë marrë pjesë në këto forume. Sipas tij LSI-ja ka marrë vendime unanime dhe transparente duke shtuar se Xhufi dhe mbështetësit e tij motivohen nga interesat personale.