E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers:Shqipëria anëtare e NATO-s në prill

Në prill Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Aleancen e Antlantikut të Veriut. Kjo garanci ka ardhur nga ambasadori amerikan në Tiranë John Withers. Pesë javë para Samitit të Strasburgut ambasadori Withers ka deklaruar se në më pak se dy muaj, Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta dhe privilegje të barabarta. "Po e perseris edhe një herë sepse tingëllon bukur: me te drejta dhe privilegje te barabarta", ka theksuar ambasadori amerikan. Ndërkohe që shefi i diplomacisë shqiptare Basha ka theksuar se vendi ynë do të vazhdojë reformat edhe pas anëtarësimit në aleancën më të fuqishme politiko-ushtarake."Me anëtarësimin në NATO nuk do të shtërojë procesi i reformave, përkundrazi, qeveria është e bindur të vazhdojë rrugën e ndërmarrë deri tani", u shpreh ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.Pak ditë më parë përfundoi procesi i ratifikimit të protokollit NATO- Shqipëri nga 26 vendet anëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›