E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, nis shpërndarja e kartave në cdo njësi

Qytetarë të të gjitha njësive bashkiake në Tiranë u janë drejtuar zyrave të shpërndarjes së kartave për të marrë dokumnetin e ri. Vetëm në njësinë nr.2 nuk ka nisur shpërndarja, pasi mungon zyra, ndërkohë që vazhdojnë ende aplikimet. 

TIRANE- Ditën e djeshme u shpërndanë kartat vetëm në tre njësi, në atë me numër 3, 4 dhe 7 ndërkohë që sot ka vazhduar shpërndarja edhe në të gjithë njësitë e tjera në Tiranë. Megjithatë ka edhe nga ata qytetarë që ende nuk janë pajisur me kartat edhe pse kanë aplikuar në ditët e para. Interesimi për të tërhequr kartat e identitetit ka qenë shumë i madh menjëherë pas njoftimit të bërë ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme për fillimin e shpërndarjes së kartave.
Ndërkohë, edhe pse dokumenti i ri që zëvendëson certifikatën duhet të merrej 2 javë pas aplikimit, ka ende nga ata qytetarë që nuk e kanë marrë ende atë.
Shpërndarja ka nisur në të gjitha njësitë përvec asaj numër dy për shkak se mungon zyra.
Paralelisht më shpërndarjen është duke vazhduar edhe aplikimi për marrjen e kartave nga personat të cilët nuk e kanë bërë ende këtë gjë.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›