E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi zyrtarishtvend kandidat për nëBashkimin Europian

ZAGREB- Liderët e Bashkimit Europian i dhanë sot Malit të Zi statusin e vendit kandidat, duke bërë që Republika e vogël ballkanike të afrohet edhe më pranë bllokut me 27 anëtarë.

“Ky është një sinjal i fortë i përkushtimit tonë për të ardhmen e Ballkanit”-tha presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo pas përfundimit të samitit të fundvitit të krerëve të BE-së.

Statusi kandidat konsiderohet si guri kryesor për anëtarësimin në bllok, megjithatë analistët thonë se Malit të Zi do ti duhen edhe 4 ose 5 vite të tjera përpara se të finalizojë negociatat me Bashkimin Europian. 

Ky i fundit deklaron se Mali i Zi duhet ende të bëjë progres në luftën kundër korrupsionit dhe fusha të tjera përpara se të përfundojë negociatat.

“Kjo është një ditë e madhe për Malin e Zi por edhe për të gjithë rajonin”-deklaroi një prej këshilltarëve të presidentit malazez Milo Gjukanoviç. Kështu Mali i Zi është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që merr statusin e vendit kandidat në 5 vitet e fundit.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›