E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhulian Asanzh tregon për “fushatën e diskreditimit”

Themeluesi i Wikileaks po qëndron aktualisht në një shtëpi në Bungay, Suffolk, pasi u lirua me kusht nën garancinë e 240 mijë sterlinave nga Gjykata e Lartë në Londër.

Ai theksoi se më shumë informacione do të publikohen nga uebsajti Ëikileaks, pas lirimit të tij.

Gjatë një prononcimi për BBC-në, 39 vjeçari theksoi se procesi kundër tij “në fakt ka plekse interesash, personale, kombëtare dhe ndërkombëtare, që janë të gjitha të inkurajuara nga ku proces dhe duan ta çojnë përpara”.

“Por ky proces po zbulon gjëra të rëndësishme. Po zbulon gjera shqetësuese për Evropën”.

“Për shembull, që çdo person në një shtet evropian mund të ekstradohet në një tjetër shtet evropian pa ofrimin e çfarëdo prove dhe dëshmie”.

Lidhur me Wikileaksin , Asanzh theksoi se “tani jam kthyer dhe do të asistoj në drejtimin e anijes sonë, puno jonë do të vijojë në një mënyrë më të shpejtë”.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-17 11:14
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›