E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Holbrooke diplomat i dimensioneve të veçanta

“Holbrooke ishte një diplomat i dimensioneve të veçanta. Ai i shërbeu kombit të tij me devotshmëri dhe kontribuoi për paqen në botë”, theksoi Topalli.

Më tej, ajo shton se “ai kishte kontribut të madh në Marrëveshjen e Dayton-it. Holbrooke punoi për paqen në botë. Ai shpëtoi kështu shumë jetë njerëzore. Në thelb, ai ishte një humanist i madh!”. Diplomati Holbrooke, u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 69-vjeçare ndërkohë që shërbente si i dërguar i posaçëm i administratës për Afganistanin dhe Pakistanin.  

 Richard Holbrooke do të mbahet mend mes të tjerash si kryenegociator i marrëveshjeve të Dejtonit për vendosjen e paqes në Bosnje-Hercegovinë. Ai negocioi edhe me udhëheqësit serbë në Beograd para fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë. /Start/

                                                                                             2010-12-17 15:34
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›