E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuvani: "Duhet te ishim duke festuar, por s'ka feste"

Deputetja e Partise Socialiste, Luiza Xhuvani, gjate fjales se mbajtur ne protesten e opozites ne Qarkun e Vlores, vleresoi se shqiptaret duhet te ishin duke festuar, por feste nuk ka. "Gezimi eshte zevendesuar, fatkeqesisht, nga frika. Frika se viti i ri nuk do te sjelle asgje te re. Frika se ne 2010 Shqiperia, nese vazhdon te drejtohet nga nje Kryeminister qe nuk perfaqeson vullnetin e shumices se shqiptareve, do te perballet me te njejtat probleme, ndoshta edhe me te renda, njesoj si ne vitin qe lame pas", u shpreh zyrtarja socialiste. Sipas saj, frika se ekonomia do te perkeqesohet edhe me shume, se numri i bizneseve qe falimentojne do te rritet, se papunesia do te shtohet, cmimet do te shtrenjtohen, varferia do te thellohet, leku do te zhvleresohet, fuqia blerese do te ulet, e bashke me te do te ulet edhe prodhimi, eksportet, tregtia. "Fatkeqesisht, te gjitha keto mund te ndodhin, pasi Shqiperia sot drejtohet nga nje njeri prej te cilit mund te presesh gjithcka", tha gjate fjales se saj deputetja e selise roze ne Qarkun e Vlores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›