Felaj: "Eshte koha per veprim, ndaj hapni kutite"
Partia Socialiste reagoi dje pas deklarates se kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, duke i kujtuar atij sloganin e partise ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, se eshte koha per veprim, ndaj sipas socialiste duhet te hapen kutite. Permes nje komunikimi per mediat, deputetja socialiste Ermonela Felaj, tha se Ilir Meta deri para 6-muajsh thoshte se "kush ben dialog me Berishen harron Gerdecin". "Meta ben mire te fshihet ne kutite e mbyllura te Saliut dhe jo te dale me masken e radhes, per te bere talljen e radhes me votuesit e tij, qe e votuan te hiqte Sali Gerdecin, jo te bente bashke me Saliun, Gerdecet e frikshem te kutive e te tunelit te Kalimashit, apo Gerdecet e ministrave te tij, me cmimin e energjise dhe pagesave ne spitale", deklaroi Felaj. Prandaj, vijoi ajo, PS i thote kreut te LSI, te Sali Gerdecit qe te leri blofet se s'e beson me as lekura e tij. "Sot eshte koha per veprim, ndaj hap kutite ose largohu bashke me Saliun", reagoi selia roze ndaj deklarates se Metes.