E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuvani e Musballiu konflikt me arme para vrasjes

Polciia thote se pak dite para krimit dy protagonistet u perplasen me arme prane depos se Ujit ne Qytetin Studenti


Hetuesit dyshojne se ne ngjarje u plagos edhe vete Musabelliu. Te arrestuarit Sdime shkakun


TIRANE- Vrasja e Alfred Musabelliut gjate mesnates se te premtes dyshohet se e ka zanafillen pas nje grindjeje te ndodhur ne afersi te depos se ujit ne Qytetin Studenti mes te vrarit dhe autorit te dyshuar te krimit si dhe nje konflikt tjeter pak dite perpara ngjarjes ne afersi te lokalit ne pronesi te familjes se Musabelluit.


Madje sipas burimeve te policise ne vendin e ngjarjes nje prej personave ka qelluar me arme ne ajer per te shmangur me tej perplasjen dhe konfliktin mes paleve. Nje fakt i tille eshte deklaruar nga dy te arrestuarit Albi Zela 23 vjec dhe Donald Ymeri 22 vjec te dyshuar si bashkepunetore te te te dyshuarit kryesor te krimit Kostandin Xhuvani 22 vjec.


Ky i fundit eshte djali i artisteve te njohur regjisorit Gjergj Xhuvani dhe aktores se njohur Luiza Xhuvani e cila ne legjislaturen e fundit te vitit 2009 eshte zgjedhur deputete e Partise Socialiste per qarkun e Vlores.


Perplasja dhe konflikti mes dy personave sipas burimeve te policise mendohet se ka nisur pikerisht prane depos se ujit ku te dy te rinjte Xhuvani dhe Musablleiu kane shkembyer ofendime dhe fyerje ndaj njeri tjetrit per motive ende te panjohura.


Vete dy te arrestuarit mesohet se kane deklaruar se nuk kane pasur dijeni per motivin apo per motivin e perplasjes se dy personave me njeri- tjetrin. nderkaq Burimet pohuan dje se nga hetimet e kryera prej oficereve te zyres se hetimit te vrasjeve eshte jabne ngritur dyshime konkrete mbi nje piste te mundshme qe lidhet me shkakun e vrasjes.


Gjithsesi hetues te Drejtorise se Policise se Tiranes nuk kane saktesuar se cila eshte pista per te cilen ata dyshojne pasi po kerkohen prova dhe deshmi te tjera. Nderkaq dyshohet se ne ngjarjen e ndodhur te premten duke u gdhire dita e shtune mund te jete plagosur edhe vete i dyshuari si autor kryesor i ngjarjes. Nje dyshim i tille eshte ngritur pasi analizat e biologjike te gjakut te gjetur ne banjen e shtepise se familjes Zela ku ndodhi krimi nuk perputheshin plotesisht me ate te viktimes.


Sa i per ket shkakut dy te arrestuarit Zela dhe Ymeri mesohet te kene pohuar ne ambientet e policise se nuk kane pasur dijeni mbi shkakun e konfliktit mes Musabelliut djali i nje biznesmeni baresh ne Qytetin Studenti si dhe Kostandin Xhuvanit djali i dy kineasteve te njohur Gjergj e Luiza Xhuvani ndersa e ema tashme eshte perfshire ne politike.


Nderkaq ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne shtepine e Albi Zeles ne rrugen Ali Visha dyshimet e policise jane se Alfred Musabelliu te jete vrare ne oborrin e shtepise se se Zeles ose jashte saj. Nderkaq burimet pohuan se vec ketij fakti dyshohet qe ne ngjarje te jete plagosur edhe vete Kostandin Xhuvani ndersa ende nuk ka nje konfirmim zyrtar mbi kete fakt. Edhe dje kane vijuar kerkimet policise per te gjetur arrestuar dhe ndaluar te dyshuarin e krimit Xhuvani por ai nuk eshte gjtur nga kerkimet e policise.

I vrare

Alfred Musabelliu 26-vjec banues ne Tirane

Te arrestuar si te dyshuar per krimin
Albi Zela 23-vjec me banim ne Tirane
Donald Ymeri 22-vjec me banim ne Tirane

I shpallur ne kerkim i dyshuar si autori kryesor i krimit
Kostandin Gjergj Xhuvani 22-vjec me banim ne Tirane

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›