E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yahoo prezanton logon e re

SHBA- Yahoo ka prezantuar përfundimisht logon e re. Kjo logo është e para që prezantohet 18 vite nga dita e themelimit të kompanisë.

Logoja e re e cila është shfaqur mëngjesin e ditës së enjte, përmban aspektet e logos së vjetër duke përfshirë ngjyrën dhe shenjën e pikësimit ‘pikë çuditësen’.

“Jemi të ngazëllyer që po e ndajmë me ju logon e re të Yahoo. Ajo do të fillojë të shfaqet sonte në të gjitha pronat e Yahoo-së”, është shprehur Kathy Savitt, shefi i marketingut në Yahoo, në një blog post të publikuar sot.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›