E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fadil Malokut i ndërpritet mandati si anëtar i KQZ-së

PRISHTINE - Përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, Fadil Maloku, i është ndërprerë mandati i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë sot nga ana e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pikën 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në shkresat e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, me numër protokolli 728, ta datës 20 gusht 2013 dhe me nr. protokolli 743, të datës 3 shtator 2013”, - thuhet në komunikatën nga zyra e Presidentes.

Ndërkohë, Jahjaga në të njëjtën pozitë ka emëruar Nasuf Aliun.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›