Yahoo raporton vjedhjen e 400 mijë Email adresave

Zëdhënësja e kompanisë Dana Lengkeek nuk ka identifikuar kompanitë e tjera për kredencialet e të cilave ishin vjedhur dhe nuk tregoj se sa fjalëhyrje (logins) të vjedhura ishin në uebfaqen e tyre. Ajo tha se të dhënat ishin të futura në “një dosje të vjetër. “Ne jemi duke rregulluar ketë dobësi që çoi në zbulimin e këtyre të dhënave, duke ndryshuar fjalëkalimet e përdoruesve të prekur të Yahoo-së dhe duke njoftuar kompanitë tjera për llogaritë e përdoruesve (user accounts) të të cilave mund të kenë qenë kompromentuar,” tha ajo.
Një grup hakerësh kishte postuar me parë qindra e mijëra llogari të përdoruesve dhe fjalëkalime në një uebfaqe publike te internetit.
Kjo vjedhje vjen në vazhdën e një shkeljeje të raportuar muajin e kaluar nga shërbimi i rrjeteve të biznesit LinkedIn, e cila rezultoi në lirimin e 6.400.000 fjalëkalimeve të anëtarëve. /ameble.com/