E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dynamo Dresden, pas Hasanit

Gjasat janë të mëdha që Ferhan Hasani në edicionin e ri të aktivizohet në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Kjo pasi Dynamo Dresden është shumë e interesuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar nga Maqedonia. Gjatë dimrit të kaluar, Hasani nga Shkëndija qe transferuar në Bundesligë te Wolfsburgu. Por, Hasani ende nuk ia ka dalë që ta bind trajnerin Felix Magath ta përfshijë në ekip.

Andaj, tabloidi i njohur gjerman Bild ka raportuar se Dynamo Dresden mund t’i sigurojë shërbimet e tij, pasi është edhe në interes të Wolfsburgut që Hasani të transferohet në ekipin e Bundesligës 2, por vetëm në formë huazimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›