E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhami, më i mirë se Liverpooli

Përforcimi i ri i Tottenhamit, mesfushori Gylfi Sigurdsson ka bërë të ditur se refuzoi transferimin në Liverpool sepse besoi se do të ketë më tepër gjasa të shijojë sukses në White Hart Lane.

Sigurdsson besohej se do të përcillte në Anfield Road Brendan Rodgersin, ish menaxherin e tij të periudhës së huazimit në Swansea sezonin e kaluar. Por, Tottenhami ndërhyri dhe siguroi shërbimet e tij duke ia paguar 8 milionë funte Hoffenheimit.

“Liverpooli është klub fantastik, por nëse shikoni se ku ka përfunduar Tottenhami në vitet e fundit, ata ishin mbi Liverpoolin”, tha Sigurdsson për tabloidin britanik The Sun. “Gjithçka në Tottenham më dukej e mirë për mua. Me menaxherin e ri, qendrën e re stërvitore dhe planet për stadiumin e ri. Besoj se më pret një aventurë e suksesshme”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›