E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yilmaz nuk shkon te Lazio

Lazio duhet të mendojë për një tjetër emër për sulmin, pasi pista Burak Yilmaz nuk do të realizohet.

Eshtë vetë president i Galatasarayt, Unal Aysal që nuk le më vend për hipoteza në këtë çështje që po zgjat prej ditësh. “Negociatat me Lazion janë mbyllur. Ekipi italian propozoi një ofertë me pagesën që do të bëhej me këste të zgjatura ndaj dhe ne rritëm çmimin por ata refuzuan.” Lidhur me përfshirjen e Kozak në negociata, Aysal mohoi që sulmuesi çek të konsiderohej si mënyrë për të ulur çmimin.

Me dështimin e këtij plani, tani Igli Tare duhet të mendojë për zgjidhje të tjera, dhe në listë ka Alberto Gilardinon dhe Tim Matavz. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›