Shakira dëshiron të incizojë album në gjuhën arabe

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:33
Këngëtarja e muzikës pop Shakira ka shprehur dëshirën që të këndojë në gjuhën arabe.
“Do të ishte sfidë që të incizoj albumin në gjuhën arabe. Së pari më duhet të mësoj arabisht”, u ka thënë këngëtarja kolumbiane gazetarëve në Marok, ku mori pjesë në festivalin Mavazin.
Shakira ka origjinë nga Siria. Gjuha e saj amtare është spanjishtja, por shumë hite i ka incizuar në gjuhën angleze.
Ajo ka shpjeguar se është rritur duke dëgjuar këngëtaret arabe si egjiptiania Um Kalsum dhe libanezja Fejruz.
Shakira në video-spote shpesh vallëzon, kurse hiti i saj “Ojas Asi” është incizuar në gjuhën spanjolle dhe përmban melodi nga Lindja e Afërme. Ajo është shumë e popullarizuar në Lindjen e Afërme.