E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Yjet e United pozojnë përsëri me “fiksimin” e Guardiola-s

Në një konferencë për shtyp të para pak muajve Josep Guardiola tha se nuk kapërdinte faktin se idhulli i tij, Julia Roberts, me të ardhur në Manchester në 2016-ën vizitoi “Old Trafford”-in dhe jo yjet e City-t edhe pse këta të fundit ishin dukshëm më të sukseshëm se rivalët e tyre të qytetit.

Tani duket se të tjera fotografi do të pasurojnë këtë histori. Ditën e djeshme disa prej lojtarëve të United kanë përfituar nga udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë takuar përsëri aktoren e njohur.

Në rrjetet sociale duke nisur nga Ten Hag, Rashford, Mount dhe Fernandez të gjithë kanë postuar fotografi duke pozuar së bashku me Roberts.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›