E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria U-16, fitore bindëse

Shqipëria për moshën deri në 16 vjeç në basketboll për vajza, që drejtohet nga Eliverta Bujari, është kthyer bindshëm në fushën e lojës. Pikërisht në ndeshjet për vendet 5-8 në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Andorra La Vella, vajzat kuqezi kanë mundur me 52 pikë diferencë Gjibraltarin.

80-28 për Shqipërinë në një ndeshje, e cila është dominuar nga fillimi në fund. 21-4 perioda e parë për kombëtaren tonë të moshës deri në 16 vjeç. 26-3 e dyta dhe në pushim Shqipëria ka kryesuar 47-7. 10-17 e treta për Gjibraltarin, që ka ngushtuar në 57-24. Por e katërta, kjo dhe pas shkundjes që Bujari u ka bërë lojtareve, ishte për Shqipërinë. 23-4 dhe në total 80-28 për vajzat kuqezi, që marrin fitoren e dytë në katër ndeshje.

Lojtarja më e mirë e Shqipërisë për moshën deri në 16 vjeç ishte Sindi Kreshpa me 19 pikë të shënuar, 7 kapje topi në tabelë, 4 asist, 8 rrëmbime të topit në aksion e sipër të kundërshtarit dhe dy blloqe. Të dielën në ora 14:30, Shqipëria luan ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, kjo në finalen për vendet 5-6. Por ajo që mbetet është fakti se përsëri do të jemi në Divizioni C, me një paraqitje të sivjetshme me ulje e ngritje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›