E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet e serialeve shnderrohen ne modele

Secili prej tyre është protagonist në dy prej serialeve më të suksesshme të botës në transmetim.

Kit Harington është shndërruar në një simbol të bukurisë mashkullore me rolin e tij në “Fronin e Shpatave”, ndërsa karriera e Julian Morris është në ngritje të vazhdueshme, pas paraqitjes së saj në serialin “Gënjeshtarë të Vegjël të Bukur”. Natyrshëm, me publikun që “gllabëron” i etur imazhet e tyre, Harington dhe Morris nuk e kanë të vështirë të konvertohen edhe në ikona të modës. Të dy figuruan këtë të premte në faqet e revistës “Wonderland”, me këto imazhe joshëse, që mund të jenë vetëm të parat e një karriere të dyfishtë, të bërë të lehtë nga popullariteti i beftë i fituar prej tyre. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›