Yjet qe fitojne para
Po të shohësh filmin "Enemy of the State", regjisori Michael Mann nuk ka sjellë në skenë vetëm Çikagon e viteve ‘80, por edhe Hollivudin e ditëve të sotme dhe përballjen mes personazheve John Dillinger dhe agjentit të FBI-së, Melvin Purvis. Aktorët protagonistë të filmit "Enemy of the State" janë Johnny Depp, 46 vjeç, dhe Christian Bale, 35 vjeç, të dy të klasifikuar në kategorinë e aktorëve më të talentuar të momentit.
I ngjashëm është edhe rasti i "The Imaginarium of Doctor Parnassus", filmi i ri i regjisorit Terri Gilliam dhe për fat të keq, i fundit i aktorit Heath Ledger, i cili vdiq në moshën 28-vjeçare. Për ta zëvendësuar në skenat e papërfunduara, regjisorit i është dashur të zgjedhë tre aktorë: Johnny Depp, Jude Low, 36 vjeç dhe Colin Farell, 33 vjeç.
Histori, para dhe mistere anagrafike për atë figurë mitike të kinemasë, që në anglisht është pagëzuar me emrin "leading man", ose protagonisti, aktori i "plotfuqishëm" me karizmin e tij, që bën mrekullira edhe në filmin më të vështirë, duke arritur të bindë dhe producentët e tjerë. Në këtë kategori bëjnë pjesë aktorët më të famshëm të Hollivudit, që adhurohen jo vetëm nga publiku, por edhe nga regjisorët e producentët.
Por jo të gjithë aktorët përfshihen në kategorinë "leading man": mosha e tyre nuk i kalon të 50-at. Një numër i vogël bën përjashtim: i tillë është Tom Hanks, 53 vjeç dhe Denzel Washington, 55 vjeç. Drejt të 50-ve është edhe Sean Penn, që njihet ndryshe si "aktori që mund të bëjë ç‘të dojë në film", stili i Robert De Niro-s (66 vjeç) ose Al Pacino, 69 vjeç; George Clooney, 48 vjeç dhe Brad Pitt, 46 vjeç.
Duke qenë se bota është përfshirë nga kriza financiare, Hollivudi përpiqet që të ndjekë gjithmonë proverbin "Një aktor vlen sa para fiton nga shfaqja e një filmi". Tashmë Nicolas Cage, 45 vjeç (që nuk ka më sukses prej kohësh) dhe Keanu Reeves, 45 vjeç (i cili u bë i pasur falë filmit ‘Matrix‘, duke fituar 20 milionë dollarë për të dyja seritë), nuk bëjnë pjesë në kategorinë "leading man". Për momentin është zhytur në krizë edhe aktori i famshëm Tom Cruise. Aktorë të tjerë 40-vjeçarë që klasifikohen në kategorinë "leading man" janë Will Smith, 41 vjeç, i cili vazhdon t‘u japë rëndësi filmave dramatikë për të fituar çmimin e shumë ëndërruar "Oskar" dhe Eric Bana, 41 vjeç, i cili u bë i famshëm në filmin "Troy" me rolin e Hektorit.
Në listën e pritjes për të hyrë në klubin e protagonistëve është Josh Brolin, 41 vjeç, australiani 33-vjeçar Sam Worthington, i pranishëm në filmin "Terminator Salvation". Worthington do të jetë protagonist gjithashtu edhe në filmin "Avatar", të regjisorit James Cameron dhe tre filma të tjerë. Për momentin, aktori bukurosh Orlando Bloom ka dalë "në pension", ndërkohë që janë fuqizuar Ryan Reynolds 33 vjeç dhe Bradley Cooper, 34 vjeç.
Mes yjeve të së nesërmes, "lufta" për të qenë protagonist është shumë e ashpër. Këtu përfshihet 20-vjeçari Daniel Radcliff, që prej 8 vjetësh është Harry Potter dhe kërkon një karrierë të gjatë pa shkopin magjik; më pas vjen Zac Efron, 21 vjeç, i cili ka vendosur t‘i rrisë të ardhurat e tij financiare në bankat e "High school musical". Në majat e suksesit ndodhen edhe Robert Pattinson, 23 vjeç, vampiri romantik i "Twilight" dhe Shila Labeouf, protagonistja e dy filmave "Transformers". Duket se modeli i saj është Harrison Ford (që në filmin "Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull" është i ati), aktori 67-vjeçar, i cili vitin e kaluar u zgjodh nga revista "Forbes" si aktori më i pasur dhe i suksesshëm i botës. Ai ka futur në xhep plot 65 milionë dollarë.
Në Olimpin e Hollivudit
Leonardo Di Caprio
35 vjeç
Aktori bukurosh është ende në pritje të një çmimi "Oskar". Tani është gati filmi i tij i katërt me regjisorin Martin Scorsese, "Shutter island". Në këtë film është producent, por shumë shpejt do të veshë rrobat e regjisorit. Shpërblimi: 20 milionë dollarë për një film
Johnny Depp
46 vjeç
John Dillinger për filmin "Enemy of the State", me regji të Michael Mann, dhe kapelabërësi i çmendur në "Alice nel Paese delle Meraviglie" për Tim Burton... Për fat të mirë, karriera e Depp vazhdon pa problem. Ai do të jetë gjithashtu Jack Sparrow në pjesën e katërt të sagës "Pirates of the Carribean". Shpërblimi: 20 milionë dollarë për një film
Brad Pitt
46 vjeç
Pas filmit "The curious case of Benjamin Button", do ta shohim në rolin e një nazisti në filmin "Imglorious basterds" me regji të Tarantinos. Shpërblimi: 20 milionë dollarë për një film
Jude Law
36 vjeç
Së bashku me Depp dhe Farell shpëtoi regjisorin Terry Gilliam në filmin "The Imaginarium of Doctor Parnassus", duke zëvendësuar Heath Ledger. Gjithashtu do të jetë doktor Watson përkrah Robert Downey në filmin "Sherlock Holmes". Shpërblimi: 10 milionë dollarë për një film
Colin Farrell
33 vjeç
Irlandezi ka interpretuar Aleksandrin e Madh në filmin e Oliver Stone. Në vitin 2009, përveç filmit "The Imaginarium of Doctor Parnassus", ka qenë protagonist edhe në katër filma të tjerë, një ndër ta është edhe "London boulevard". Shpërblimi: 10 milionë dollarë për një film