Meta takohet me presidentin e Taxhikistanit Rahmon
Në kuadrin e Sesionit të 37 të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, i cili po zhvillohet në Dushanbe, Taxhikistan, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Taxhikistanit, z. Emomali Rahmon.
Gjatë takimit, Zv. Kryeministri Meta dhe Presidenti Rahmon shkëmbyen mendime rreth forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Taxhikistanit, përmes intensifikimit të vizitave dypalëshe në nivele të larta dhe nxitjes së investimeve në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorët energjetikë dhe agrarë.
Vëmendje e veçantë në takim iu kushtua domosdoshmërisë së avancimit të procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, e cila gjeti mirëkuptimin e Presidentit të Taxhikistanit.
Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe mbi çështjet e forcimit të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Taxhikistanit në planin global dhe rajonal në kuadër të organizatave ndërkombëtare.