Ylli Pango: Jeta ime pas viteve ‘90, dramat dhe sukseset
TIRANE-Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit për “Gazeta Shqiptare”, profesor Ylli Pango tregon për vështirësitë me të cilat u përball pas rikthimit në Shqipëri. Për herë të parë ai zbulon disa të vërteta mbi një ngjarje të rëndë, bombën që i vunë në shtëpi, pasojat e së cilës i vuan edhe sot. Dy detyrat më të rëndësishme të viteve të fundit për Ylli Pangon ishin posti i Dekanit dhe ai i Ministrit të Kulturës. Ylli i përshkruan këto periudha si më aktivet e më të bukurat e jetës. Flet me krenari edhe për detyrën që mban sot, postin e drejtorit të Agjencisë së Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit. Duket sikur dashuria dhe përkushtimi ndaj punës, kanë bërë që të mos e ndjejë nevojën e një martese të dytë. Megjithatë siç e pohon dhe vetë ai “Kurrë mos thuaj kurrë”...
Si ju priti “Shqipëria” kur u kthyet?
Kur jam kthyer rreth vitit 96’ unë mbeta sërish pa punë dhe askush nuk llogariti që unë isha profesor, doktor, me diplomë amerikane, të firmosur nga Klintoni madje. Por këto as i merrnin parasysh. Ideja ishte që kisha bërë “qejf” në Amerikë, ndaj duhet të mos pretendoja. Sado që i paraqita të gjitha asetet e mia, e kalova dhe një gjashtëmujor pa punë. Më në fund më thanë që shumë shumë, pedagog mund të filloja. Me ndërhyrje nga Meksi... Nuk mund ta quaj këtë rënie, por pësova një zhgënjim pasi vija me goxha bagazh. Fillova pedagog i thjeshtë. Ata në fakultet mendonin që unë synoja për t’u bërë dekan e më shihnin disi me frikë e jo dashamirësi, por në të vërtetë si fillim nuk e kisha aspak këtë qëllim.
E çfarë qëllimi kishit?
Të shkruaja e të vazhdoja punën i qetë.
Politikën e përjashtuat nga qëllimet tuaja?
E përjashtova ca kohë, sepse kuptova që po të largoheshe nga Shqipëria, ose harrohesh ose nuk e rikap dot veten. Unë e kisha bërë zgjedhjen time, doja të studioja dhe në politikë “ishin zënë lozhat”.
Si do t’i përshkruanit vitet e punës në fakultet?
Në vitin 1999 një grup kolegesh, kryesisht gra, pedagoge të fakultetit, më propozuan që të bëhesha dekan. Me sinqeritet në fillim thashë me vete “Ç’më duhet prapë të kem nga këto zavalle”. Mirëpo në fakultet ishte krijuar një gjendje e tillë që kërkonte medoemos ndryshim. Kështu më zgjodhën dekan. Aty ka filluar një nga periudhat më të mira të jetës sime. Në të njëjtën kohë themelova një institut privat të studimeve psikologjike. Ishte një grup studiuesish në këtë institut që arriti të siguronte fonde edhe nga jashtë, e që punonte deri natën vonë për projekte që kanë përfunduar me libra kryesisht. Më ka ardhur shumë keq që kur u bëra deputet në 2005, sipas ligjit e kam ngrirë punën e institut sepse ishte një punë që më dhuronte një kënaqësi shumë të madhe. Në atë kohë fakultetit i kam dhënë një zgjerim të jashtëzakonshëm. Bashkë me kolegët e mi në atë kohë e kemi transformuar fakultetin. Hapëm degën e psikologjisë, të shkencave politike, ndërtova një kat të tërë modern sallash dhe një amfiteatër 250 vendesh që e emërtuam “Amfiteatri Blu”. Punova kaq shumë saqë më zgjodhën dekan për herë të dytë.
Në këtë periudhë ndodhi dhe vënia e bombës, apo jo?
Po, një nga ngjarjet më të rënda të jetës sime. Të them të drejtën nuk më vrau aq shumë bomba, sa më vrau qëndrimi i disa mediave. Pra në shtëpinë time vunë një bombë e unë desh ika nga kjo jetë. Në fillim, ditën e parë pati një reagim pozitiv nga të gjithë pothuaj. Erdhën mjaft njerëz madje me lule për të më mbështetur. Por të pasnesërmen filloi manipulimi për të denigruar figurën time. U shpif, u sajua. Asokohe shumë njerëz më këshilluan të ikja nga ky vend. Kjo ishte një ngjarje e shëmtuar, por më të shëmtuara ishin shpifjet sipas të cilave bombën e kisha vënë vetë. Të vësh një bombë asgjësuese në shtëpinë tënde është absurde.
Kush e vuri bombën?
Akoma nuk e dimë. Më premtuan që do ta hetojnë, por asgjë e sigurt. Kam qenë në shtëpi vetëm me nënën time. Për fat Zoti më shpëtoi, por pasojat i kam edhe sot. I kam ende copëzat në këmbë, por nuk kam folur shumë për to. Kur mjeku specialist në Angli më vizitoi vuri duart në kokë e tha: Wow, në këmbë ka më shumë copëza të predhës sesa kocka”.
Ju vetë për kë dyshoni?
Kur ka ardhur PD-ja në pushtet mua më është thënë se do të zbulohet kush e vuri bombën. Madje njerëz të policisë në atë kohë më dhanë një foto dhe një emër. Ky njeri tani jeton jashtë. Por mendoj që ky njeri është thjesht një vegël e dikujt tjetër që ka dhënë urdhrin për këtë krim. Berisha këtë ngjarje kudo e ka përmendur si ngjarje makabër, por edhe si ngjarje politike. Ende nuk e di me siguri.
Si ndodhi që u rikthyet në politikë?
Pikërisht dy vjet pas ngjarjes së rëndë dhe pasi Berisha kudo në mitingje ngjarjen e përshkroi me background politik, më është bërë edhe oferta për të kandiduar. Unë për një kohë të gjatë në të gjitha mediat isha shprehur vetëm në favor të Partisë Demokratike. Por nuk m’u dha dhuratë si disave. Ka qenë një kandidim jo i lehtë sepse përballë kisha një kundërshtar të vështirë të Partisë Socialiste dhe thuajse të gjithë parashikuan se unë do të humbisja. Kam arritur të fitoj në një terren vërtetë të vështirë dhe më është dashur të bëj një mobilizim të madh të vetes e të njerëzve. Dalja në ballkonin e PD-së si triumfues bashkë me Sokol Olldashin dhe Bujar Nishanin më 4 korrik 2005, ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime. Kur më kanë marrë në “Qytet Studenti” me mijëra vetë dhe më kanë hedhur përpjetë, mund të ketë qenë ndër të paktët momente të jetës sime që më kanë shkuar lot nga emocionet. Në atë betejë elektorale kam humbur 9 kile. Edhe pse ishte fitore e madhe në një zonë të majtë, fillova punë si deputet, por nuk më emëruan ministër që në fillim. Nuk tregova hatërmbetje pasi mora parasysh faktin që PD-ja kishte shumë aleatë dhe kishte 8 vite në opozitë, kështu që të tërë kërkonin poste.
Si e pritët emërimin si ministër?
Me mirënjohje e kënaqësi. Ndodhi në Mars 2007. Kam punuar jashtëzakonisht shumë në atë pozicion. Më vjen keq që njerëzit përgjithësisht gjërat e mira i harrojnë ose nuk u kushtojnë vëmendje. Kur njerëzit nuk t’i dinë veprat e mira që ke bërë është dhimbje. Por punët që janë bërë nuk mund të harrohen sepse janë aty dhe duken. Aty është Ministria e Kulturës tek “Rruga e Kavajës” që ka qenë një karakatinë dhe e bëmë të re. Po ashtu edhe “Rruga e Dugajve” në Shkodër, e vetmja që të kujton Shkodrën e vjetër, Berati që u pranua në UNESCO, statujat që u sollën nga Greqia, turizmi që për herë të parë u bë i njohur, turizmi malor i 40 haneve që atëherë u përmend, Biblioteka e Vjetër te “Rruga e Elbasanit”, që u kthye në Bibliotekën e Librit të Huaj, janë aprovuar një seri ligjesh e siguruar një seri fondesh. Është luftuar shumë! Edhe për Pedonalen e Tiranës përpara kalasë te shtëpia e Toptanasve, ne i siguruam fondet nga BE dhe bëmë dhe projektin e bukur. Një projekt, i cili nuk arriti të realizohej siç qe në fillim, me xham të trashë nga të dukej poshtë muri i vjetër rrethues i Tiranës, rrënojat e mureve të kalasë, si model i Akropolit. Arkitekti ishte grek dhe ne e ekspozuam te salla e madhe e bukur e ministrisë. Por u ndërtua ajo që është sot. Për shkak paaftësie një pjesë të këtij fondi e shpenzuan dhe i hoqën projektit më të bukurën, duke e bërë rrugë të zakonshme. Gjithsesi rrugë e bukur. Mua më dhëmb në shpirt sepse projekti ishte i mrekullueshëm. Siç thashë, morëm modelin e Akropolit. Janë shumë punë që janë bërë, ndaj u them ministrave që kanë ardhur më pas, që secili të tregojë të paktën njërën prej veprave që është bërë në kohë të tij. Këto gjëra do t’i them sa të kem frymë, sepse njerëzit shpesh merren me të zezën dhe nuk vënë në dukje punën. Kur kam qenë në kulm të kësaj pune u sajua një plan i ndyrë që kishte tetë muaj që përgatitej dhe për këtë kam dëshmitarë, që më kanë paralajmëruar tekstualisht për këtë. Ka pasur synime për të më akuzuar apo ngarkuar padrejtësisht për korrupsion, por kanë dështuar. Kanë ardhur njerëz që donin të bënin ndërtime në Durrës mbi monumente kulture dhe që donin të ofronin lekë .... dhe kanë ardhur me aparat incizues. Ka pasur urrejtje të çuditshme për një njeri që punonte nga mëngjesi deri në darkë vonë. Dy vite fiks të punës në ministri, unë nuk kam arritur të gjej një ditë kohë të lirë për veten time. E them me sinqeritet dhe më dhemb shpirti kur e them, ka qenë periudha që jam përkushtuar maksimalisht.
Po postin që mbani sot, si e arritët?
Në shtator të 2009-ës, 3 muaj pasi mbarova mandatin si deputet më thërret kryeministri Sali Berisha dhe pasi diskutuam më ofrohet vendi i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit ku jam edhe sot. Kjo agjenci është një lloj komiteti shkence që financon projektet e kërkimit shkencor në Shqipëri. Fondet e buxhetit të shtetit për të financuar kërkimet shkencore të universiteteve si publike ashtu edhe private, të biznesit apo OJQ-ve, i merr agjencia jonë dhe i shpërndan në bazë të një procesi shumë të detajuar analize dhe vlerësimi. Kjo nuk bëhet nga ne, por nga komisioni i vlerësimit dhe nga një bord drejtues me në krye ministrin e Arsimit. Kemi dhe një departament të dytë, atë të projekteve të komunitetit europian. Në raport-progresin e Komisionit Europian që bëhet çdo vit, agjencisë sonë dhe punës që është bërë i është kushtuar një faqe e tërë(faqe 58 Progres Raporti për Shqipërinë) dhe është përmendur disa herë si një agjenci që ka kryer një punë shumë të mirë. Në krye të dy vjetëve ne krijuam një institucion model dhe e bëmë të vlerësohet nga BE. Pasi morëm këtë vlerësim e festuam bashkë me kolektivin e vogël të agjencisë, me një tortë në restorant “Sarajet”. Megjithatë edhe këtu siç më thonë disa miq në “Facebook” :”Nuk të lanë që nuk të lanë rehat”.
Po pse nuk ju lënë rehat? Kush nuk ju lë?
Eh pra, duhet të jem shumë i keq (qesh). Po e them hapur që kjo goditja e fundit është nga më të shëmtuarat! Ti thuash tjetrit që unë jam firma e 17-të dhe jam thjesht zbatues i vendimeve kolegjiale. Edhe sepse vetë e kam kërkuar këtë gjë, të ketë sa më shumë filtra për aprovimin e projekteve, duke dashur të jemi të pastër, por edhe duke i ditur urrejtjet personale të disave. Është njësoj sikur për projektet që jep Komisioni Europian të mbajë përgjegjësi Ettore Sequi, të më falni për krahasimin. Të japësh para në mjekësi duhet të jesh mjek, në bujqësi agronom... Detyrimisht nuk ja le njeri në dorë Ylli Pangos t’i japë para dikujt në cilëndo fushë qoftë, sepse do ishte një abuzim mbi krahët e shtetit. Ka një komision specialistësh me 5 veta që vlerëson, pastaj një bord me 11 vetë me në krye ministrin e Arsimit, firmosin edhe ata dhe në fund firmos një lloj “arkëtari” që jam unë. Dhe këta zotërinjtë e Kontrollit të Shtetit më thoshin: “Po si more s’ke asnjë përgjegjësi ti? S’ka mundësi...” Po nuk kam ore zotëri se është vendim kolegjial. Por urdhri qe i prerë, o do sulmohet ky njeri o s’ka”. Njerëzit të shëmtuar shpirtërisht, me komplekse primitive, përgjithësisht njeriun e punës e kanë urryer dhe goditur. Çfarë i bëra unë këtij njeriu që në mënyrën më të paskrupullt çon dosje të kallëzimit penal në prokurori, që përpara tre muajsh. Edhe vetë prokurorët sa e kanë parë kanë thënë ç’janë këto budallallëqe. Dhe tre muaj pasi është pushuar e as filluar çështja ky lajmëron mediat e më njollos sërish emrin. Ky njeri do vetëm të më dëmtojë. Edhe kur shikon që dosja në prokurori është mbyllur(as është hapur për hetim se nuk ka çështje) që në maj, sërish emrin e Ylli Pangos e çon dhe e nxin nëpër të gjitha gazetat dhe televizionet. Është njeri i nivelit më të ulët! Kur kapesh me një agjenci të vlerësuar nga BE dhe të dalluar e krejt të pastër, atëherë nuk bën detyrën, por e shpërdoron atë dhe thjesht për shkaqe a urrejtje personale.
Nga se vjen kjo urrejtje?
“Sepse unë u emërova në vendin e tij për ministër”, thotë dikush. Por unë nuk u vetemërova, më emëroi kryeministri. Po s’besoj të jetë arsye kjo, se është budallallëk. S’mund të urresh një njeri sepse thjeshtë është pasardhësi yt. Ose mund të ketë arsye të tjera. Për shembull kur fillon punë në një vend të ri drejtues, njeriu zakonisht ndërton edhe stafin e vet, shoferin, sekretarin, shefin e kabinetit... Padyshim që unë një pjesë të specialistëve të paraardhësit i ruajta se kisha nevoja pune për ta e s’mund ta bëja punën vetëm. Por jo të gjithë. Puna ndërtohet edhe me njerëz që i vlerëson vetë si të aftë e të përkushtuar. Ndoshta them që mund të ketë ndonjë inat për këtë, por sërish me hamendje, sepse gjë tjetër këtij njeriu nuk i kam bërë. Tani njerëzit le ta gjykojnë. Gjithsesi juve faleminderit.
E lëmë urrejtjen dhe flasim pak për dashurinë... Sa i lidhur jeni me djalin tuaj?
Djali im ka qenë dhe është pranë meje gjithmonë. Gjatë gjithë fushatës ai më ka qëndruar përkrah çdo minutë. Kur jetonte në Itali unë e kam vizituar vazhdimisht. Padyshim që e kam ndihmuar për studimet, por edhe për punën. Pjesën e tij intelektuale e ka pasur dhe e ka goxha të afërt me mua. Që në moshën 18-19 vjeçare kishte të mbrojtura tre gjuhë. Kur ka qenë ende i vogël kemi mësuar bashkë kompjuterin. Prej moshës 7 vjeç e kam marrë me vete kudo ku kam udhëtuar nëpër botë. Ka qenë i pandarë nga unë. Edhe kur kam pësuar goditje ka qenë aty pranë meje. Një nga udhëtimet më të bukura që kemi bërë bashkë ka qenë ai në Pekin, ku shkuam për të parë “Lojërat Olimpike 2008”. Aty të gjithë pjesëtarët e delegacioneve apo të ftuarit shkonin me gruan, unë shkova me djalin (qesh).
Meqë jemi këtu, keni menduar të martoheni sërish?
(qesh) Kurrë mos thuaj kurrë, është një shprehje. Megjithatë vitet bëjnë punën e tyre. Nuk duhet thënë ‘kurrë’, po kur njeriu bën një lloj analize, kupton që nuk është e lehtë të zgjedhësh. Unë nuk jam nga ajo kategori njerëzish që kam frikë nga vetmia, nga vdekja apo të kërkoj një njeri sa për shoqëri. Sepse një pjesë e mirë e njerëzve ndaj martohen, sa për të pasur një njeri pranë. Unë kam mundur shumë mirë vetëm (domethënë pa grua), por kam pasur shumë njerëz pranë që më kanë mbështetur.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)