E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja në Vukatanë, kushërinjtë u qëlluan për hardhitë

shkoder-vrasjaShkodër- Bilanci i konfliktit të mbrëmshëm në Vukatanë të Shkodrës me një viktimë dhe katër persona të plagosur ka patur si shkak prishjen e hardhive të rrushit.

Policia e Shkodrës tha sot se pjesëtarët e të njëjtit fis kanë debatuar ashpër sepse bagëtitë kishin prishur hardhitë e njëres prej familjeve. Nik Muri, 54 vjeç ka debatuar me nipin e tij Gjin Murin 23 vjeç, në debat që janë përfshirë edhe djemtë e tjerë të dy familjeve.

Sipas policisë gjithçka ka nisur kur Nika i ka kërkuar të nipit që të ndalë bagëtitë së ngëni hardhiat. Kjo arsye banale ka mjaftuar që debati të shtrihej për pronesinë e rrugës në vendin ku familja e Mark Murit kishte nisur të bënte një ndërtim.

Pas debatit Cesk Muri në bashkëpunim me babain e tij Nik Murin ka marrë armën e zjarrit në  banesë dhe nisur të qëllojë  në drejtim të djemve të xhaxhait të tij. Policia thotë se nga të shtënat ka mbetur i vdekur në vend Gjin Muri 23 vjeç  dhe janë plagosur Aleksandër dhe Gjin Muri si dhe vëllezërit e viktimës. Katër të plagosurit e dy familjeve të përfshira në konflikt janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar babë e bir, Nik Muri dhe Cesk Muri, si autor të ngjarjes nën akuzën Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim. Sakaq mësohet se banesa e autorëve të ngjarjes është marrë marrë në mbrojtje nga policia nga frika e ndonjë hakmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›